Florenzi: Rezultati nuk ishte i drejtë

Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi, ka thënë se nuk e merituan humbjen nga Real Madridi.

Sport

17/02/2016 23:07

 

Reali e mposhti Romën në Olimpico me rezultat 0:2, mirëp ky rezultat nuk është i drejtë sipas Alessandro Florenzit.

“Ishte njëra nga ndeshjet më të mira që e kemi zhvilluar këtë sezonë. Nganjëherë ju duhet edhe fati, sepse ne luajtëm mirë dhe rezultati nuk është i drejtë”, tha ai.

“Tifozët na duartrokitën. Isha paksa i pafat në gjuajtjen e Ronaldos, e devijova topin dhe Szcezny nuk e arriti atë”, shtoi Florenzi, përcjell Lajmi.net.