Florenzi: Nëse do të ishte VAR, këto dy skuadra do të ishin në finalen e Ligës së Kampionëve

Alessandro Florenzi ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit VAR në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/05/2018 07:15

Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit VAR në Ligën e Kampionëve.

“Giallorossët” u ankuan për dy penallti të paakorduara në fitoren 4:2 ndaj Liverpoolit në Stadio Olimpico që prapë i eliminoi nga gara.

Florenzi ka thënë se me VAR finalja do të ishte tjetër nga ajo Real Madrid – Liverpool.

“Duhet të flasim edhe për gjërat që nuk i kemi bërë mirë. Disa gabime tek golat e tyre”, deklaroi Florenzi pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Por, mendoj se me VAR finalja do të ishte Bayern Munich – Roma”, u shpreh ai. /Lajmi.net/