Florentino Perez e quan gjeni Zinedine Zidanen

Presidenti i Real Madridi, Florentino Perez, i ka thurur lavde trajnerit Zinedine Zidane.

Sport

04/06/2017 00:18

Perez e ka quajtur një gjeni trajnerin francez, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, ku mposhtën 4:1 Juventusin.

“Zidane një trajner i madh, që në shtatëmbëdhjetë muaj ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, një titull të Ligës, Kupën e Botës për Klube, e pa mundur të bësh më shumë. Një gjeni që nga viti 2001, kur ne e blemë e transformuam në një lojtar për ekip, këtë gjë e bën edhe sot si trajner. Ka 24 lojtarë që janë shokë mes vete, punojnë me shumë përulësi dhe janë shumë të talentuar”, ka deklaruar Perez./Lajmi.net/