Florent Hasani, ‘Futbollisti i Vitit 2017’ në Superligën e Kosovës

Florent Hasani është zgjedhur Futbollisti i Vitit 2017 në Superligën e Kosovës.

Sport

12/01/2018 18:32

Federata e Futbollit të Kosovës, në një ceremoni solemne ka organizuar shpalljen e më të mirëve të vitit 2017 në Superligën e Kosovës.

E më i miri i Superligës për vitin 2017, është shpallur futbollisti i Trepçës ’89 dhe Kosovës U21, Florent Hasani.

Hasani pranoi çmimin nga kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka. /Lajmi.net/