Florent Hadërgjonaj zgjedh Kosovën? (FOTO)

Emra të rinj dhe të mëdhenj do t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të marsit.

Sport

20/02/2017 19:39

Pasi Besart Berisha sot gjatë ditës pranoi se do të jetë për ndeshjen me Islandën, Përfaqësuesja e Kosovës do të përforcohet edhe me tre emra të rinj.

Sipas asaj që raporton ‘Fansat e Futbollit Kosovar’ në Facebook, trajneri Albert Bunjaki gjatë një interviste të dhënë së fundi ka deklaruar se janë duke i kompletuar dokumentacionet edhe për tre lojtarë. Bëhet fjalë për Florent Hadergjonaj, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.

Për këtë dy të fundit, tashmë gjithçka ishte e qartë, ndërsa ardhja e Hadergjonaj, do të ishte ndër prurjet më të rëndësishme, pas problemeve që Përfaqësuesja e Kosovës ka në mbrojtje.

Hadërgjonaj po paraqitet me shumë sukses në Bundesligë te Inglostadt, ndërsa deri më tani ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës.

Kujtojmë se Hadërgjonaj me shumë dashuri ka uruar vendlindjen e tij Kosovën në nëntë vjetorin e pavarësisë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.