Flora Brovina ‘tradhton’ PDK-në

Flora Brovina, deputete e PDK-së, ka dorëzuar tek kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, 40 nënshkrimet e deputetëve që kërkojnë miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999, raporton lajmi.net.

Lajme

03/08/2015 17:28

Mocioni i opozitës u votua në mëngjes por nuk kaloi, ka qenë e nënshkruar nga të gjitha partitë opozitare.

E derisa debati ka vazhduar në Kuvend për Specialen, opozita ka mbledhur nënshkrime për ta futur në rend dite edhe një herë votimin e këtij mocioni.

Në këtë mocion janë dhënë edhe arsyetimet, e ku thuhet se Serbia ishte përgjegjëse për gjenocidin e kryer në Kosovë./lajmi.net