Flokët, sa herë duhet t’i lajmë?

A është e vërtetë që flokët duken më bukur nëse i lajmë çdo ditë? Të kesh një model mahnitës edhe pa e ekzagjeruar me larjen është e mundur: ja se si.

Lifestyle

22/10/2017 23:12

Jo gjithmonë është mirë t’i lash flokët çdo ditë, por nuk është e vërtetë as e kundërta. Sportistët sigurisht që duhet t’i lajnë shpesh, si dhe ata që duan të heqin smogun dhe pluhurin nga kokat e tyre çdo natë para gjumit. Të gjesh ekuilibrin e duhur nuk është e lehtë, por le të përpiqemi duke dhënë disa sugjerime të vlefshme: sigurisht që flokët na falënderojnë!

Në fakt, pikëpamjet e dermatologëve dhe profesionistëve të fushës nuk janë të njëjta, kështu që para se të vendosni se cila është strategjia e duhur për flokët tuaj, hidhini një sy këtyre sugjerimeve. Sigurisht që preferoni përbërësit natyralë, të cilët ndihmojnë mirëqenien dhe nuk na bëjnë keq. Gjithashtu preferohen edhe sepse secili prej nesh ka flokë me karakteristika të ndryshme, që kërkojnë një kurë të personalizuar. Atëherë ja disa sugjerime për të pasur flokë të shëndetshëm, të pastër dhe të fortë si dhe udhëzimet për t’i larë ato.

Çështje kohe: Duket e pabesueshme, por eksperimentet e kryera për të verifikuar rëndësinë e larjes kanë dhënë rezultate të mahnitshme. Në qoftë se ndaloni larjen, në ditët e para flokët duken gjithmonë të pista dhe mund të keni një acarim të kokës, gjë që shkakton kruajtje. Megjithatë, pas rreth katër javësh lëkura arrin një ekuilibër të ri dhe gradualisht flokët duken më me pak vaj.

Më pak është më shumë: Jo, nuk po ju propozojmë që ta mbani kokën të pisët për një muaj të tërë, megjithatë zvogëlimi i numrit të larjeve ndikon në shëndet dhe në bukurinë e flokëve tona. Larjet e shpeshta dhe përdorimi i pjastrave mund të shkaktojnë humbje dhe dobësim të flokëve, pa llogaritur efektin dëmtues të bojës kimike: amoniaku i pranishëm tek ngjyrat afatgjata mund të kontribuojë në humbjen e flokëve dhe gjithashtu të shkaktojë alergji të një niveli të caktuar duke e bërë lëkurën tepër të ndjeshme.

Shpeshtësia: Pyetja mbetet e njëjtë: sa herë duhet t’i lajmë flokët? Në vitet ’60 gratë i lanin flokët mesatarisht një herë në javë, por me kalimin e viteve zakonet ndryshuan dhe sot ndodh që t’i lajmë flokët edhe çdo ditë. Smogu dhe ndotja kanë tendencë t’i bëjnë flokët më të pista, kështu që dihet se çdokush që jeton në qytet shkon në darkë në shtëpi me ndjesinë e bezdisshme të flokëve të palarë.

Përdorni furçën: Nëse vendosim të zvogëlojmë numrin e larjeve, kemi nevojë për pak durim, sepse në fillim flokët e palarë do të na bezdisin për disa ditë. Por si duhet të veprojmë? Përdorim një furçë, dhe siç thoshin gjyshërit, japim njëqind goditje delikate të furçave dhe me forcë, të cilat janë shumë të dobishme për të eliminuar kruajtjen dhe njëkohësisht masazhojnë edhe kokën. Do të jetë e mjaftueshme për të bërë modele dhe për t’i pasur flokët në rregull dhe në modë!

Sasia e duhur: Ndoshta jo të gjithë e dimë se doza e duhur për shampon është më pak se një arrë. Shmangni derdhjen direkt në flokë, është mirë të përdorësh një tas dhe ta përziesh me ujë të vakët: kjo mënyrë jo vetëm që do të na ndihmojë në buxhet, por do të ndihmojë edhe në mossulmimin e flokëve. Masazhojeni lëkurën e kokës me gishta dhe pastaj shpëlajeni. Larja e dytë nuk është e nevojshme.

Mjetet e bëra vetë: Për të pasur flokë me shkëlqim, hedhim uthull në një gjysmë gote me ujë dhe e përdorim në shpëlarjen e fundit. Pjastra dhe tharësja kanë tendencë t’i bëjnë flokët të pista dhe t’i zvogëlojnë, kështu që me kalimin e kohës flokët thahen në diell. Po balsami? Sipas ekspertëve nuk mungojnë kundërindikacionet: nëse flokët janë të hollë, në vend të balsamit përdorim një maskë ushqyese dhe këna. /Lajmi.net/