Flokët, një tregues i mirë për sëmundjet e ndryshme

Flokët, të hollë, të thatë, flokë që këputen lehtësisht, pas këtyre problemeve fshihen shenja dhe simptoma për disa çrregullime të trupit.

Lifestyle

28/07/2017 14:41

Rënia e flokëve

Është mëse normale t’ju bien 100 deri në 150 fije flokësh , por nëse vëreni se humbisni më shumë flokë është shenjë e një problemi shëndetësor.
Një  ndër faktorët qe mund te shkaktojë  rënien e flokëve është  stresi, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e menopauzës. Kjo ndodh tek rreth 30% të femrave që kalojnë në menopauze.

Zbokthi

Zbokthi mund të jetë shenjë treguese e një sistemi të dobët imunitar.
Gjithnjë në rastet kur ky problem është më i rëndë se zakonisht , pasi zbokthi mund të jetë pasojë dhe e skalpit të acaruar.

Flokë pa shkëlqim
Kjo mund të jetë një shenjë që ju nuk jeni duke marrë mjaftueshëm lëndët ushqyese sic janë  proteina acide yndyrore,omega-3,hekur dhe vitamina A për të  cilat flokët   kanë  nevojë .

Flokë të thatë

Flokët e thatë mund të jenë një shenjë e dehidratimit.
Mundohuni të  shmangni alkoolin, sheqerin dhe kafeinën dhe konsumoni sa më shumë ujë.  /Lajmi.net/