Flokë të dëmtuar dhe pa shkëlqim? Ja zgjidhja…

Flokët janë kurora e bukurisë. Ato lidhen drejtpërdrejt me mirëqënien dhe shëndetin e individit. Prandaj çdokush prej nesh i kushton rëndësi të madhe kujdesit ndaj tyre.

Lifestyle

09/11/2017 18:39

Krahas pamjes fizike ato ndikojnë edhe në gjendjen psikike, pasi askush nuk do të donte flokë të dëmtuar, pa shkëlqim e që nuk rriten.

Si të kem flokë të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë? Këto janë pyetjet që cdo femër i drejton vetes.

Sa më shumë vëmendje dhe kujdes t’i kushtoni flokut, aq më shumë këto do të keni një pamje të bukur, të admirueshme dhe do të paraqiteni plot vetëbesim tek njerëzit që ju rrethojnë.

Të gjithë duan të dinë sekretin e flokëve me shkëlqim, me një ngjyrë të bukur e që janë të butë. Të kujdesesh vazhdimisht për to, kjo është e gjitha. Shumë njerëz thonë se kujdesen për flokët, por përballen me problem të tilla si: kruarje të bezdisshme, humbje të flokëve, zbokth ose flokë të dëmtuar.

Të kujdesesh për flokët do të thotë të dish, para së gjithash, se për çfarë kanë nevojë. Më poshtë ju paraqesim disa këshilla të vlefshme që do t’ju ndihmojnë për të pasur flokët që keni ëndërruar:

  1. Rënia e flokëve

Kujdesi për flokët përfshin përpjekjen për t’i bërë ato sa më të fortë. Por në ç’mënyrë?

Rënia e flokëve lidhet jo vetëm me faktorin e trashëgueshëm apo fiziologjik, por është edhe atë sezonal. Ndërrimi i stinëve zakonisht korrespondon më rënie të ndjeshme flokësh.

Nëse ju ndodh kjo, duhet të kontrolloni shëndetin tuaj (për shembull për anemi), sepse kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin e flokëve.  Ju mund të keni nevojë të bëni disa ndryshime të nevojshme në dietën tuaj. Ndonjëherë humbja e flokëve mund të shkaktohet nga dëmtimi i i lëkurës së kokës dhe zbokthi.  Në raste të tilla është mirë të konsultoheni me një specialist.

  1. Përdorni receta apo maska natyrale për kujdesin e flokëve

Ka shumë produkte të kujdesit të flokëve në treg, por natyra ka gjithçka që na nevojitet. Përbërësit natyralë janë idealë për të përgatitur shampo në shtëpi, për të bërë balsam dhe madje edhe maskat ​​e flokëve, pa hasur ndonjë alergji apo substanca që më tepër shkatërrojnë sesa ndihmojnë flokët.

Rozmarinë: Zhyteni në ujë të nxehtë për disa orë ose lërini të vlojnë. Me të mund të bëni maska apo edhe thjesht t’i shpëlani flokët. Kjo u dhuron flokëve tuaj ndriçim, forcim dhe do të eliminoni kimikatet e shamponeve.

Hithra është një tjetër përbërës i domosdoshëm.  Ajo shërben për të eliminuar zbokthin dhe i bën flokët më të fortë. Uthulla e mollës gjithashtu ka aftësi të jashtëzakonshme për të hequr kimikatet që gjenden në shampo që dëmtojnë flokët tuaj.

Majonezë: Përveçse në ushqim pse të mos e përdorni edhe në kujdesin e flokëve? E pasur në lëndë ushqyese për flokët mund të bëni disa maska ​​të mira pasi përbërësit kryesorë të saj janë veza dhe vaji.

Uji i orizit: Gratë e Lindjes i kanë larë flokët e tyre me këtë ujë sepse u dhuron flokëve shkëlqim, fortësi dhe i bën ata më të bukur.

Shumica e femrave duan të eksperimentojnë me ngjyrat e flokëve. Për këtë është e rekomandueshme të përdoret kënaja. Përveç ngjyrës që u jep flokëve gjithashtu edhe i forcon ato.

  1. Larja dhe tharja

Përdorni gjithëmonë shampo me përbërës natyralë  për të larë flokët tuaj. Përbërësit e tyre stimulojnë mikroqarkullimin dhe ​​janë thelbësorë për të ushqyer flokët e për t’i forcuar ato.

Thajini flokët tuaja me temperaturë të lartë të tharëses. Kini parasysh mos ti krihni flokët teksa janë të lagështa, pasi kanë më shumë tendencë të këputen. Gjithashtu kushtojini vëmendje peshqirit që të jetë i pastër dhe mos e përdorni me shumë forcë të shmangur dëmtimin e flokëve.

  1. Mbrojtja

Kryesisht në verë, flokët duhet të mbrohen nga rrezet e dëmshme të diellit. Uji  i kripur i detit është gjithashtu shumë i dëmshëm. Prandaj është praktikë e mirë të përdorni një filtër të përshtatshëm për flokët  dhe t’i lani me ujë të freskët menjëherë pas çdo banje në det.

  1. Prerja

Flokët kanë nevojë vazhsimisht për një prerje që do t’i rigjenerojë ato dhe do t’u lejojë atyre të rinovohen dhe të rriten mirë. Prandaj është e rekomandueshme t’i prisni ato vazhdimisht.

6.Lyerja dhe dekolorimi

Secili dëshiron të ndryshojë stilin e flokëve por  duhet treguar kujdes për të mos i dëmtuar ata. Flokët mund të lyhen me përbërës natyralë dhe  maska ​​të bëra nga këna për flokë të errët. Ndërsa për ngjyrat e lehta mund të përdorët  këna neutral, limon, kamomil, mjaltë etj.

  1. Kujdesi i flokëve fillon në tavolinë

Flokët kanë nevojë të jenë të shëndetshme, të forta e të pasura me vitamina, acid folik dhe minerale. Prandaj duhen konsumuar ushqime të tilla si: brokoli, peshku , bishtajoret, frutat, kosi, domatet, arrat, farat dhe drithërat.

Me ndjekjen rigoroze të këtyre këshillave ju do të keni flokë më të shëndetshëm, të gjatë plot shkëlqim dhe volum.