Flini të inatosur? Mos e bëni më

Njerëzit e martuar thonë gjithmonë: mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur.

Lifestyle

24/09/2018 08:49

Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore.

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda e prish gjumin.

Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh.

Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve. Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.