Flini në errësirë të plotë

Është e vërtetë, teknolgjia e përmirëson jetën, për këtë nuk kemi dyshim. Por, ndonjëherë e përkeqëson atë. Një shembull? Dhomat tona të gjumit sot janë gjithnjë e më të ndritshme: nga drita e orës tek televizori, nga monitori i kompjuterit tek tableta, ose tek telefoni, e kushedi çfarë pajisje tjera elektronike, me të cilat jemi…

Lifestyle

10/01/2014 06:45

Është e vërtetë, teknolgjia e përmirëson jetën, për këtë nuk kemi dyshim. Por, ndonjëherë e përkeqëson atë. Një shembull? Dhomat tona të gjumit sot janë gjithnjë e më të ndritshme: nga drita e orës tek televizori, nga monitori i kompjuterit tek tableta, ose tek telefoni, e kushedi çfarë pajisje tjera elektronike, me të cilat jemi të rrethuar.

Problemi? Ekspozimi kronik në dritë gjatë natës sjell një numër problemesh shëndetësore. Për ta kuptuar se përse është aq e rrezikshme, duhet ta kemi parasysh evolucionint.

Çfarë e rregullon raporton tonë ndërmjet ditës dhe natës?

Njerëzit janë ‘programuar’ të jenë të ekspozuar në dy tipe të ndryshme të dritës natyrore: gjatë ditës me dritën e diellit dhe gjatë natës, në dritën e hënës dhe të yjeve.

Kështu që, modeli ditë/natë është i përcaktuar pashmangmërisht dhe programi ynë biologjik e ka ndjekur këtë shembull për mijëra vite.

Me ardhjen e ndriçimit artificial, megjithatë, shumë gjëra duket se kanë ndryshuar: ndriçimi i brendshëm në shtëpitë tona është shumë më pak i fuqishëm sesa rrezet e diellit, natyrisht, por është superior i dritës që na sjellin yjet dhe sigurisht edhe hëna.

Me kalimin e kohës, ky ç’ekuilibër ndërmjet dritës artificiale dhe dritës natyrale është treguar mjaft i rrezikshëm për shëndetin tonë.

Drita është një drogë?

Shtypja e melatonit është çelësi për ta kuptuar se përse ndriçimi artificial është aq i dëmshëm për ne. Kur flemë, natën dhe në errësirë, ulet presioni i gjakut, ulet niveli i glukozës dhe i temperaturës së trupit: të gjitha u përgjigjen nevojave të njeriut dhe garantojnë një gjumë të rehatshëm.

Siç deklaron neurologu George Brainard, ‘drita operon si një drogë, por kujdes dhe mos e lejoni të bëhet vërtetë një drogë’.

Përse ndriçimi është aq i rrezikshëm gjatë gjumit?

Pjesa e trurit që e kontrollon orën tonë biologjike, quhet bërthama mbi kiazmatike, një grup i qelizave në hipotalamus. Këto qeliza u përgjigjen sinjaleve të ‘dritës dhe errësirës’.

Nervat optike në sytë tanë e njohin dritën dhe e transmetojnë një sinjal, duke ia komunikuar trurit se është koha për t’u zgjuar. Kjo gjithashtu aktivizon edhe proceset tjera si ngritja e temperaturës së trupit dhe prodhimi i hormoneve të tilla si kortizoli (i njohur zakonisht si hormon stresi).

Nivelet e kortizolit tek ne janë në fakt relativisht të ulët gjatë natës, për të na lejuar që të flemë, ndërsa ngriten gjatë ditës, duke na mundësuar stabilizim të nivelit të energjisë dhe funksionimin imunitar.

Mirëpo, ndriçimi bën edhe më shumë: ngrit nivelet e kortizolit gjatë natës në mënyrë krejtësisht të panatyrshme, duke ndëprerë gjumin dhe duke futur një sërë problemesh që lidhen me raportin ndërmjet trupit dhe yndyrës dhe rezistencën e insulinës, duke shkaktuar mungesë ‘apetiti’ gjatë gjumit.

Ndërkohë, nëse dhmat tona të gjumit janë të errëta, pa asnjë sinjal optik, trupi ynë mund t’i prodhojë të gjitha melatonet e nevojshme. Mbani në mend, gjithashtu, se nivelet tona të metaloneve janë të rregulluar në përputhje të sasisë së ekspozimit që e kemi pasur në dritë gjatë ditës.