Fli mirë dhe humb peshë

Asnjë mundim shtesë: sipas studiuesve nga ‘Brigham Young University’, sekret për të humbur peshë (ose të paktën për të mos shtuar) është mënyra se si fle. Personat të cilët nuk e ndërrojnë rutinën e pushimit të tyre, kanë një përqindje më të vogël të masës së trashësisë në gjumin e tyre, në krahasim me ata…

Lifestyle

03/12/2013 06:00

Asnjë mundim shtesë: sipas studiuesve nga ‘Brigham Young University’, sekret për të humbur peshë (ose të paktën për të mos shtuar) është mënyra se si fle.

Personat të cilët nuk e ndërrojnë rutinën e pushimit të tyre, kanë një përqindje më të vogël të masës së trashësisë në gjumin e tyre, në krahasim me ata që kanë cikël të gjumit të parregullt.

Studimi, i publikuar në ‘American Journal of Health Promotion’, është bërë nga profesor Bruce Bailey, ekspert i edukimit fizik në ‘Brigham Young University’.

Anketa i përfshin 300 studente të kolegjit, ndërmjet 19 e 26 vjeçe, të cilave u është kërkuar t’i monitorojnë aktivitetet e tyre, përfshirë këtu ecja dhe gjumi.

Pjesëmarrësit në këtë studim janë vlerësuar në bazë të përbërjes së trupit të tyre, para dhe pas periudhës së studimit, i cili ka zgjatur një javë. Hetimi qoi në zbulimin që gjumi më pak se 6.5 orë dhe më shumë se 8.5 orë, qon në akumulimin e masës së yndyrës në trup.

Kualiteti i lartë i gjumit është i lidhur me një sasi më të vogël të yndyrës në trup. Në të kundërtën, kush fle më pak ose më shumë, është më i trashë. Ata që janë në peshë ideale, shkojnë për të fjetur çdo natë në të njëjtëj orë (sidomos zgjohen në të njëjtën kohë).

Për më tepër, humbja e peshës nuk është efekti i vetëm pozitiv, si rezultat i një rutine të gjumit të rregullt. Të flesh mirë ndihmon në pastrimin e trurit, duke eliminuar proteinat, të cilat akumulohen dhe mund të shkaktojnë çmenduri. Ndër të tjera, është vërtetuar se mungesa e gjumit e ul sistemin imunitar dhe e rrit rrezikun për të pasur infarkt.