Fletërrufetë e Vetëvendosjes nuk mund të frikësojnë gazetarët e pavarur – Lajmi.net
Fletërrufetë e Vetëvendosjes nuk mund të frikësojnë gazetarët e pavarur
Autori: Arbana Xharra LajmeOp-EdOpinionPolitikë 19:17, 15 March 2017
Arbana Xharra
Arbana Xharra
Lëvizja Vetëvendosje me ushtrinë e saj të Facebookut vazhdon të bëjë presion ndaj çdokujt që nuk rreshtohet pas saj. Kush nuk i bindet diktatit të saj, kryqëzohet dhe etiketohet pamëshirshëm, madje jo vetëm personalisht, por edhe familjarisht.

Ngjashëm vepronte edhe regjimi i Enver Hoxhës: pasi arrestonte një kritik, pastaj ia internonte familjen. VV nuk e ka këtë fuqi, por e inspiruar nga milicët e mendimit të infiltruar nga qarqet parapolitike të Tiranës sigurisht synon të shtyp çdo mendim që nuk i përshtatet dogmave të VV-së.

Kush nuk e përfaqëson njëmendësinë e kësaj partie, gjendet në shënjestër të militantëve të saj, njerëz pa etikë dhe pa nder publik.

Të tillët vijnë në Kosovë dhe luftojnë shtetin e Kosovës. “Ata që janë për shtetin e Kosovës e kanë babë Serbinë”. Kështu kishte thënë një milic i VV i ardhur nga Tirana. VV kurrë nuk është distancuar nga kjo deklaratë skandaloze dhe antishqiptare. Milici tjetër tiranas merret me shpifjet më të ulëta, duke thënë se analistët në Kosovë qenkan për falje të tokës së Kosovës.

Këtë e thotë shtetasi i një vendi që ende nuk e ka të definuar kufirin me Greqinë dhe ku anijet greke vijnë ngarkohen me rërë pasi të derdhin bërllokun dhe pisllëqet në bregdetin shqiptar. Për këtë mentalitet milicësh Kosova nuk duhet të ketë hapësirë. Po të ishin këta milicë të vlefshëm, do t’i mbante shoqëria shqiptare. Historia do të tregojë se misioni i tyre në Kosovë më së paku është në interes të Kosovës.

Për dallim nga ndonjë militant i VV-së që mendon se deficitet patriotike mund t’i plotësojë duke pirë kafe me ndonjë milic të frustruar, ka shumë shqiptarë të Kosovës që historia e tyre personale, familjare dhe angazhimi publik u mjaftojnë për të dëshmuar përkushtimin patriotik. Vetëvendosje as sot, as në të ardhmen nuk do të arrijë të frikësojë asnjë gazetar të pavarur.

Fletërrufetë e saj VV mund t’ia dhurojë piromanëve që kanë ardhur këtu të kallin Kosovën në emër të ndërtimit të “njeriut të ri”. VV-së nuk do t’i bëjë punë as portali i saj kinse satirik, që më shumë i përngjan një zyre të Sigurimit.

VV sot për sot është reduktuar në një turmë agresive me militantë që brohorasin kur një stalinist dhe enverist i hallakatur nga mendja kryen atentat politik në qendër të Prishtinës. Me çmendurinë tuaj nuk mund ta infektoni shoqërinë.

(Autorja është kryeredaktore e gazetës ‘Zëri’)

Fjalët kyçe: Arbana Xharra, VV

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush