Fletarrest për Viktor Yanukovych

Yanukovych akuzohet për krime masive ndaj protestuesve të cilët u ngritën muajin e kaluar dhe këtë muaj kundër regjimit të tij.

Bota

24/02/2014 10:14

Qeveria në detyrë e Ukrainës ka lëshuar sot një fletëarrest për Presidentin, Viktor Yanukovych, i cili raportohet të jetë parë së fundi në gadishullin pro- rus të Detit të Zi.

Yanukovych akuzohet për krime masive ndaj protestuesve të cilët u ngritën muajin e kaluar dhe këtë muaj kundër regjimit të tij.

Në Ukrainë janë duke u rritur thirrjet që Yanukovych të futet prapa grilave pasi Presidenca e tij shtypi protestuesit dhe pasuroi veten dhe aleatët. Zemërimi u rrit javën e kaluar pasi snajperët qeveritarë sulmuan protestuesit në dhunën më të përgjakshme në Ukrainën e periudhës post- sovjetike.