Flet Yll Limani! Tregon pse anuloi në moment të fundit pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike’

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ylli Limani ishte ndër emrat që do merrte pjesë në edicionin e 20-të të Këngës Magjike këtë vit.

ShowBiz

22/10/2018 17:22

Yll Limani e ka anuluar pjesëmarrjen në festivalin ‘Kënga Magjike’, edicionin e 20-të të tij dhe kjo u komentua shumë në media, shkruan lajmi.net

Disa prej tyre madje thanë se e vërteta e kësaj ishte se këngëtari është frikësuar në mos kënga rrezikon të ‘digjet’ në garën e fortë me emra të njohur të muzikës.

Mirëpo i kontaktuar nga lajmi.net këngëtari e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se në momentin e fundit i ka rënë pishman se dhe tash e mas dëshiron të fokusohet më shumë në projekte muzikore sesa festivale.

‘’ Arsyeja pse kam heq dorë në moment të fundit prej ‘Këngës Magjike’ është që në momentin e fundit kam vendos mos me shku për arsye se nuk e kom ndje që duhet me shku. Nuk ka të bëj as për qe me u djeg kënga as që kam problem me organizatorët e festivalit dhe vet festivalin në përgjithësi. Po kam më shumë dëshirë me u merr me këngë e klipe sepse ka më shume publicitet dhe përfitim’’, tha ai për lajmi.net/Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player