Flet pronari i kompanisë ‘Lamia’, tregon shkaqet e rrëzimit të aeroplanit

Themeluesi i kompanisë ‘Lamia’, aeroplani i të cilës u rrëzua në Kolumbi, ku la të vdekur 75 persona, ka folur rreth shkaqeve që kanë mundur të dërgojnë deri në rrëzimin e aeroplanit.

Sport

29/11/2016 23:04

Ricardo Albacete, gjatë një deklarate për mediet spanjolle, ka thënë se ndihet shumë i mërzitur për këtë fatkeqësi, por refuzoi të pranoi se aeroplani ka mundur të ketë probleme teknike.

Sipas tij, problemi me sistemin elektrik ka mundur të vije pas ndonjë goditje të rrufesë që ka mundur të marrë aeroplani gjatë fluturimit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.