Flet pronari i qenit të Sharrit që iu dha dhuratë Putinit nga Serbia

Pronari i tij, Dragan Çulibrk, 40 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen se si qeni i tij u zgjodh për dhuratë për Putinin.

Lajme

18/01/2019 16:10

Presidenti i Serbisë, Vladimir Putin vizitoi Serbinë të enjten ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një prej dhuratave më interesante për Putinin nga Vuçiq ishte një qen Sharri me emrin Pasha.

Pronari i tij, Dragan Çulibrk, 40 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen se si qeni i tij u zgjodh për dhuratë për Putinin.

“Pasha ynë do të jetë i dëgjueshëm për presidentin Putin, sepse qeni i Sharrit i dashuron të gjithë anëtarët e  familjes dhe është rojtari më i mirë në botë”, u shpreh ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“E dija se do të përfundojë si dhuratë por nuk e kam ditur se te kush, pastaj e kam mësuar se kujt do t’i takojë. Kam mbetur pak i befasuar dhe në gjendje shoku, nuk jam i vetëdijshëm se sa nderë i madh është që një qen nga familja jonë i dhurohet një personi të fuqishëm ose më të fuqishmit në botë”, shtoi ai.

Çulibrk po ashtu ka lavdëruar kualitetet e qenit dhe beson se do t’i shërbejë mjaft shumë Putinit. Pasha është tre muajsh dhe ka udhëtuar me Putinin nga Beogradi për në Moskë. /Lajmi.net/