Flet personi që i gjeti dy vëllezërit sirian: Sytë e tyre ishin të hapur, ua mbylla ngadalë

Për ngjarjen tragjike të vdekjes së vogëlushit nga Siria, Aylan Kurdi, ka folur për herë të parë që nga publikimi i pamjeve, djali që e gejti atë buzë bregut turk.

Bota

03/09/2015 16:36

Adil Demirtas, 18 vjeçar, banakier dhe shef i hotelit Woxxie, tha se u tmerrua nga pamja e djalit të vogël, kur ai erdhi herët në mëngjes për të filluar punën, transmeton lajmi.net.

“Vrapova deri aty dhe i pashë ata, isha shumë i frikësuar. Ishte bërtima e mikut tim që më bëri të shikojë se çka po ndodhte. Ata dukeshin ende të gjallë, sikur po flinin, me një buzëqeshje të lehtë. Fytyrat e tyre, krahët, këmbët, dukeshin ende të freskëta. Sytë e tyre ende ishin të hapura. I mbylla ngadalë”, tha ai.

Duke rrëfyer tragjedinë për Dailymail, ai tha se tashmë e ka të pamundur të ha, të flejë. Thotë se gjithmonë do të mendoj për këta dy fëmijë./lajmi.net

Aylan dhe vellai i tij Galip

Fëmija sirian i vdekur në breg të detit