Flet personi që e dirigjoi fluturaken me flamur

Personi i cili e dirigjoi fluturaken me flamurin e Shqipërisë mbi stadiumin e Beogradit, ka folur për media, duke thënë se ai nuk kishte ndërmend që ta lëshonte atë në fushë.

Sport

15/10/2014 21:56

Personi që e lëshoi fluturaken me flamur, Ballisti, ka thënë se nuk e kishte ndërmend ta lëshonte flamurin e Shqipërisë në duart e Serbëve, mirëpo një gjë e tillë ndodhi. Sipas tij, perfeksioni është një gjë që nuk ekziston.

“Të nderuar patriot, mbrëmë ndodhi diçka që ishtasht planifikimeve të mia, që do të thotë se ngjyrat e zemrës më tradhtuan duke u’a lëshuar flamurin atyre gabimisht”.

“Kërkoj publikisht falje delmoshave të Kombëtares, për atë që aksidentalisht ndodhi, por në të njëjtin moment jam krenar pë rata, për sakrificën e tyre. Si gjithmonë, perfeksioni nuk ekziston në jetë”,  ishte postimi i Ballistit në Facebook.