Flet për herë të parë Irlandezi që rrahu turqit: Ata është dashur të rrahën si burrat (Foto/Video)

Turisti Irlandez i cili morri pjesë në një përleshje masive me disa banorë të një lagjeje në Stamboll, më në fund ka folur për të herë të parë rreth ngjarjes.

Bota

27/08/2015 11:23

Ai tregon se si e gjitha filloi kur ai tentoi të merrte një shishe me ujë nga frigoriferi por që pa qëllim të gjitha shishet filluan të bien në tokë.

“U kërkova falje, pasi janë gjëra që ndodhin dhe u befasova se çka ndodhi më pas”, tha Mohammed Fadel Dobbous, i cili morri gjithë vëmendjen e medieve, shkruan TheMirror.

Ai tha se personat që u munduan ta rrihnin do të duhej të mos merrnin gjësende për ta goditur, por sipas tij do të duhej të luftonin si burrat, vetëm më duar, transmeton lajmi.net.

Ndër tjerash ai shtoi se nuk ka shkuar atje për të shkaktuar përleshje pasi thotë se edhe vetë është mysliman, dhe habitet se si mund të ndodh një gjë e tillë vetëm për një shishe me ujë./lajmi.net

 

turisti

YouTube player