Flet pacienti të cilit iu largua tumori (Video)

Ka qëndruar në operacion i pavetëdijshëm për afro shtatë orë.

Lajme

18/11/2017 22:58

Operacioni ka qenë sfidë jo vetëm për jetën e tij,  por edhe për doktorët e Urologjisë në QKUK.

Isuf Selmanshalës i është hequr  tumori me madhësi gjigante prej 24 cm  që i kishte përshkuar kraharorin e ishte i shtrirë deri në stomak.

I lodhur nga intervenimi mirëpo i lumtur që kalojë këtë sfidë, ai foli për Tribuna Channel duke thënë se u ka besuar që nga fillimi mjekëve vendor.

Se ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i vështirë e ka thanë edhe Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj.

Ai pohon se tumori është hequr me sukses dhe pa komplikime

Ekipa operatore përbëhej nga doktor  Rexhep Kasumaj, doktor  Isa Haxhiu doktor Bashkim Gllareva, doktor  Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë doktor Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

YouTube player