Flet okupatori: Krimeja është Rusi!

Rusisë as që i shkon mendja të fillojë apo të zhvillojë bisedime për çështjen e gadishullit të Krimesë, që u aneksua këtë vit nga ky shtet. 

Bota

28/07/2014 17:35

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka përsëritur qëndrimin e Moskës se gadishulli i Krimesë, rajoni ukrainas që është aneksuar nga Rusia në muajin mars, është pjesë e federatës ruse dhe se për statusin e saj nuk do të ketë bisedime, transmeton REL.

Duke folur sot para gazetarëve në Moskë, Lavrov ka thënë: Nuk ka pasur e as që do të ketë bisedime me këdo për Krimenë”.