Flet Naser Osmani, tregon se a do të jetë në Kuvend mandatin e ardhshëm

Lajmi.net ka raportuar që Naser Osmani pas rinumërimit të 117 kutive, ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme që të futet në Kuvend, duke e lënë jashtë Imet Rrahamnin.

Lajme

04/07/2017 19:27

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë për lajmi.net se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, pasi është në pushime.

“Jo jam në pushime nuk kam ndonjë konfirmim zyrtar, veç asaj që po shkruajnë gazetat”, ka thënë Osmani.

Ai tutje ka bërë të ditur se nuk ka bërë ankesë në PZAP, por mund të ketë ndodhur që rinumërimi ta ketë bërë ndonjë ndryshim.

“Unë ankesë nuk kam bërë kanë bërë të tjerët, dhe rinumërimi e ka bërë të vetën”, ka shtuar Naser Osmani.

Gjithashtu nga burimet tona merret vesh se ndryshime pritet të ketë edhe te dy kandidatë të partive tjera. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Rinumërimi i 117 kutive: Naser Osmani ia zë vendin e deputetit Imet Rrahmanit