Flet Mozzik, kjo është e vërteta rreth këngës “Madam”

Javë më parë reperi Mozzik kishte publikuar projekin "Madam" i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

ShowBiz

20/04/2018 18:01

Por, kjo këngë tashmë nuk gjendet në kanalin YouTube, për shkak se është fshirë nga “On Records”, shkruan lajmi.net.

Producenti Zzapp kishte akuzuar reperin për vjedhje të këngës, të cilën sipas tij e ka bërë vetë ai.

I kontaktuar nga lajmi.net, menaxeri i “On Records”, Met Elshani tha se kënga e Mozzik është fshirë pasi ‘beati’ ka qenë prodhim i On Records dhe është shfrytëzuar pa të drejtë autoriale nga reperi Mozzik.

“Po, beati i këngës ka qenë i prodhuar tek ne dhe ne ia kemi dërguar Mozzikut në e-mail. Ai më pas ka shkuar te një producent gjerman dhe e ka realizuar si këngë të re. Ne kemi kontaktuar me producentin dhe arsyetimi i tij ka qenë “kam mendu se është beat i marrë nga Interneti”. Më pas, ne kemi bërë ankesë në Youtube pasi kemi ofruar dëshmi të bollshme që beati është i yni, prandaj Youtube e ka fshirë atë këngë” ka thënë Elshani.

Ndërsa, nuk kanë munguar as reagimet e Mozzik përmes rrjeteve sociale, i cili pohon se kjo këngë është punuar nga “On Records”, por pasi nuk u kishte pëlqyer e ka përpunuar në një studio tjetër me një “beat” tjetër dhe me tekst të vetë reperit. /Lajmi.net/