Flet modelja e rrëmbyer nga fotografi i rremë: Do më shisnin te arabët (Foto)

Policia italiane shpëtoi dje një modele britanike dhe arrestoi polakun trafikant.

Fun

07/08/2017 16:34

Modelja u tha hetuesve italianë dhe britanikë se ajo dhe vajza si ajo, janë të destinuara për tregun arab.

“Kur blerësi ngopet me një vajzë që ka blerë në ankand, ai ua dhuron personave të tjerë, dhe kur nuk ka më interes ua hedh tigrave për ushqim,” tregoi 20-vjeçarja.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për mënyrën e rrëmbimit dhe si ndodhi gjithë ngjarja: “Një person me dorashka të zeza erdhi prapa meje, me njërën dorë më kapi nga qafa dhe me tjetrën më bllokoi gojën që të mos bërtisja. Një person i dytë më bëri një injeksion në parakrahun e djathtë dhe humba ndjenjat. Kur u zgjova, isha e veshur me një kostum ngjyrë rozë dhe çorapet që kam të veshura tani. E kuptova që ndodhesha në bagazhin e një makine dhe kisha duart e këmbët të lidhura dhe gojën të mbyllur me ngjitës shirit. Merrja frymë vetëm nga një vrimë e vogël.” /Lajmi.net/