Flet Luka Modric, ja ku dëshiron ta vazhdojë karrierën

Fituesi i fundit i “Topit të Artë”, Luka Modric, është deklaruar rreth të ardhmes së tij në futboll.

Sport

20/01/2019 08:17

Ylli kroat ka bërë të ditur edhe njëherë se ka shumë dëshirë që ta vazhdojë karrierën e tij tek Real Madrid.

Emri i mesfushorit ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Serie A, tek skuadra e Inter, mirëpo duket se kjo nuk është afër të ndodh.

Kontrata e Modric me Real Madrid është e vlefshme deri në vitin 2020, por dëshira e tij është që ajo të zgjatet.

“Kam edhe një vit e gjysmë në kontratë dhe jam i qetë, sepse kjo është kohë e gjatë” ka thënë Modric për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ime është që të qëndroj këtu për më shumë kohë. Jam i lumtur sikur ditën e parë kur erdha këtu” ka thënë tutje kroati.

“Topi i Artë” e realizoi golin e dytë në fitoren e mbrëmshme të Real Madrid (2:0) kundër Sevilla. /Lajmi.net/