Flet Kiara Tito, mohon lidhjen me Butrint Imerin

Është përfolur ditëve të fundmi në media për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito.

ShowBiz

13/01/2018 10:01

Asnjë konfirmim nuk pati nga ana e dy palëve, teksa ka qenë Kiara ajo e cila gjatë një telefonate për “Top Selecet” nuk ka dashur të flasë fillimisht rreth kësaj teme, shkruan Top Channel.

Por më pas, me insistimin e prezantuesve të emisionit, ajo tregoi se mes saj dhe Butrintit nuk ka asgjë pos një miqësie të mirë.

Më pas, ata vazhduan ta ngacmojnë kolegen e tyre me pyetjen se si janë njohur ajo dhe Butrinti, dhe përgjigja e saj ishte se ata janë njohur televiziv.

Kiara tregoi se me Butrintin janë njohur në “Top Select”, ku i kishte dhuruar një puthje televizive, por që më pas mediat aluduan në një lidhje, që në të vërtetë ishte thjeshtë një miqësi e mirë.

YouTube player