Flet fotografi që kapi momentin e dyvjeçares emigrante duke qarë /FOTO

Ja çka fshihet prapa kësaj fotografie të dhimbshme!

Bota

19/06/2018 22:48

Rreth dy mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre në kufirin me SHBA-të, pas politikave të ashpra që Administrata Trump po jep në vazhdën e fluksit të emigrantëve.

Por njëri nga ta ka vërshuar së qarkulluari në rrjetet sociale, pasi fotografi John Moore shkrepi një fotografi të papritur kur një dyvjeçare shihet duke qarë, njofton Klan Kosova.

Fotografi së fundi ka folur edhe për historinë e kësaj fotografie derisa ka thënë se ishte mjaft e vështirë për të si një baba i dy fëmijëve, të shihte një vajzë të vogël e cila nuk donte të shkëputej nga përqafimi i nënës së saj.

”Fillimisht ajo po ushqehej me gjirin e nënës së saj, dukej nervoze. Më vonë të gjithëve iu kërkua të lëshonin fëmijët e tyre në tokë për të vazhduar me procedurat”.

”Ajo më në fund zbriti në këmbët e saj por papritur shpërtheu në lot dhe për 10 sekonda vazhdova dhe fotografoja, ajo pothuajse e dinte çka po  kërkohej”.

“Është shumë e vështirë për shumicën e amerikanëve të vendosen në këpucët e dikujt që po kalon një lumë për t’i shpëtuar dhunës në vendin e tyre”, ka thënë John Moore.

Moore ishte ai që që kapi imazhin ndërsa tha se se fëmija ishte duke udhëtuar me nënën e saj për një muaj pasi kishte ikur në Honduras.

Ky fotograf kishte mbuluar gjithë ngjarjet e emigrantëve që kaluan kufirin në të kaluarën, por ai thotë se kjo kohë e këtij fluksi bën diferencën.