Flet e moshuara që “kapi” vrasësin e turistëve çekë (Video)

A1Report sjell ekskluzivisht rrëfimin e Age Koçes, gruas e cila ka pasur kontaktin e fundit me vrasësin e turistëve çek pak para se Sokol Mjacaj të arrestohej nga policia në fshatin Grudë e Re.

Lajme

06/07/2015 15:37

Zonja Koçeku rrëfen për A1 Report momentin kur 20-vjeçari i ka hyrë në banesë dhe i ka kërkuar ujë. Siç tregon ajo, Sokol Mjecaj ka qenë mjaft gjakftohtë dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin makabër që kishte bërë kur qëlloi për vdekje me kallashnikov dy turistët çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova.

“E kam parë poshtë pallatit, ka hequr çorapet dhe me ka hyrë brenda në banesë. E kisha parë ngjarjen në televizor, më tha më jep pak ujë të ftohtë. Ishte me duar në xhepa, i thash: Mos më merr në qafë. Më tha: Nuk kam gjë me vete, kur nxori duart kishte vetëm një thikë biçak. Ia mbusha ujin, piu ujë ishte i qetë më kërkoi telefona me fol i thash kam po nuk kam lek. Po s’ka gjë se 129 merret me pa lek. Fillimisht fola unë me policinë pastaj ka folur 20-vjeçari i ka kërkuar policisë të mos vritet. Ka qene brenda kësaj banesës kur është rrethuar”, tha zonja Koçeku.

YouTube player