Flet doktoresha Janet Bruno: Si ta menaxhoni hipertensionin në mënyrë natyrale (Video)

Ajo tregon se natyralisht mund ta menaxhoni presionin e lartë të gjakut, përmes ushqimit. Sipas saj, ju duhet të eleminoni elementet e këqija që e shkaktojnë këtë sëmundje, transmeton lajmi.net

Lifestyle

17/04/2017 14:54

Dieta– është numri një i luftës kundër hipertensionit dhe të sëmundjeve të tjera. Ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, medoemos duhet t’i përmbahen dietës, e cila përfshin pak natrium, ushtrimet e nevojshme dhe gjumë të mjaftueshëm.

Ju duhet t’i shmangeni burimeve që kontribuojnë në hipertension, si pirja e alkoolit, pirja e duhanit, brengosja e tepërt, orët e pakta të gjumit, ushqimet me bazë shtazore, yndyrave.

Duhet ta dini se nga të gjitha ushqimet, mishi dhe vezët janë të njohura për shkaktimin e hipertensionit më së shumti.Me të ndryshuar dietën tuaj, do të vëreni ndryshime të mëdha në organizëm.

Gjithashtu, duhet të konsumoni frute të cilat përmbajnë magnez, kalium dhe kalcium, si për shembull: banane, portokall, mandarinë, mollë, dredhëz, kivi, avokado, domate e të tjera.

Perimet po ashtu janë të njohura për trajtimin e hipertensionit. Qepët, domatet, karrotat, brokoli, hudhra janë të njohura për këtë aspekt.

Ju duhet t’i shmangeni patjetër ushqimeve të shpejta, në mënyrë që ta rregulloni presionin e gjakut.

Për detaje të tjera, ju mund ta ndiqni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player