Flet dëshmitari që pa se si u dogj vetura zyrtare (Video)

Duken ende gjurmët e fikjes së zjarrit të një veture zyrtare të Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë. Ajo u dogj mbrëmjen e kaluar.

Lajme

13/12/2015 22:22

Avdi Daci, shtëpia e të cilit është karshi objektit të këtij institucioni, ishte dëshmitari i parë që pa atë që ngjau.

Ky dëshmitar për atë që ka parë, deklaratë dha edhe në Polici.

Krejt këtë zhvillim, komshiu i Gjykatës për kundërvajtje në Pejë thotë se e pa edhe roja i objektit, i cili reagoi menjëherë para se të vinte policia.

Përveç kësaj veture ,të shtunën mbrëma u dogjën edhe tri vetura të tjera zyrtare.

YouTube player