Flet De Biasi

Revista javore e FIFA’së, Weekly, ka gjetur kohë që t’i kushtojë pak rëndësi trajnerit Giani de Biasi dhe Kombëtares shqiptare të cilët janë afër realizimit të ëndrrës për t’u kualifikuar në garat Evropiane.

Sport

11/09/2015 21:42

Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën javore të FIFA’së, Weekly

Revista javore e FIFA’së, Weekly, ka gjetur kohë që t’i kushtojë pak rëndësi trajnerit Giani de Biasi dhe Kombëtares shqiptare të cilët janë afër realizimit të ëndrrës për t’u kualifikuar në garat Evropiane.

Gazetarja e kësaj reviste, thekson se pavarësisht humbjes me Portugalinë, Shqipëria ka shanse të mira për t’u kualifikuar për në Francë 2016.

Megjithatë, ajo shton se kuqezinjtë kanë ende një motiv për të festuar, pasi sido që të shkojnë gjërat ata kanë të siguruar të paktën pjesëmarrjen në “play off”.

Në këtë intervistë, Gianni De Biasi, ka theksuar se gjëja më e vështirë gjatë punës së tij me përfaqësuesen shqiptare ka qenë se duhej ta ndryshonte mentalitetin e njerëzve.

“Nga eksperienca ime, kam kuptuar se futbollistët shqiptarë kanë tendencën të kënaqen me nivelin e arritur. Askush nuk është mësuar që të shikojë përpara dhe të vendos objektiva më të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja për ne është se duhet të punojmë vazhdimisht”, shprehet De Biasi.

“Sigurimi i “play off”-it është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë, pasi askush nuk e imagjinonte një gjë të tillë në fillim të këtyre kualifikueseve. Sidoqoftë ne shpresojmë që të marrim rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”, ka thënë mes tjerash De Biasi.