Flet Besim Beqaj, tregon pse nuk do të kandidohet për deputet

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetët nga radhët e kësaj partie.

Lajme

19/05/2017 19:52

Këtë vendim Beqaj e ka marrë pas një diskutimi të hapur me disa nga anëtarët e tjerë të partisë, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se ka lëshuar rrugë në mënyrë vullnetare, pasi lista është e ngushtë dhe duhet tu jepet hapsirë të tjerëve.

“Ka qenë një diskutim i hapur me disa, nuk do të flas me emra. Për veti kam vendosur mbi bazën e asaj që ka hapsirë në institucione tjera, dhe do të koncentrohem në programin ekonomik dhe fillimin e ri”, ka thënë Beqaj për lajmi.net

“Në mënyrë vullnetare kam lëshuar rrugë sepse lista është e ngushtë, dhe duhet tu jepet rast të tjerëve”, përfundoi Besim Beqaj.

Partia Demokratike e Kosovës para orës 24:00 pritet ta publikojë listën me emrat e kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/