Flet Arbër Vllahiu, tregon nëse do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma

Pas raportimin të Klan Kosovës se gazetari dhe ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu, do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, ai tregon për të vërtetën nëse do të hyjë në politikë.

Lajme

18/05/2017 20:43

Vllahiu i ka thënë lajmi.net, se nuk është në dijeni se për çfarë bashkimi është fjala, pasi ai për momentin është në Radio Evropa e Lirë.

“Nuk e di për çfarë është duke u bërë fjalë. Unë për momentin ende jam me Radio Evropa e Lirë”, ka thënë Vllahiu. /Lajmi.net/