Flet Aleksandër Lumezi: Elez Blakaj ishte joprofesional, nuk i kam bërë presion

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka reaguas pas akuzave të prokurorit Elez Blakaj. Ky i fundit kishte akuzuar Lumezin se i ka bërë presion në trajtimin e rastit të veteraëve dhe në rastin Pronto. Blakaj kishte thënë se kryeprokurori i ka kërkuar llogari për intervistimin e Kadri Veselit.

Lajme

20/08/2018 18:35

Por Kryeprokurori Lumezi në një deklaratë për Klan Kosovën ka deklaruar fillimisht se Blakaj është dashur të jetë në Kosovë, e të mos e lë punën në gjysmë.

“Prokurori që ka bërë këtë reagim është dashur të jetë në Kosovë dhe të ballafaqohet me neve dhe isntitucionet dhe drejtësinë që janë kompetente. Dhe jot ë largohet në gjysëm të rrugës duke lënë në gjysmë një nga rastet më të rëndësishme e jo nga Amerika të kërkojë llogari”, ka thënë Lumezi.

Tutje Blakajn e ka cilësuar si joprofesional. Lumezi e ka pranuar që e ka pyetur në lidhje me intervistimin e Kadri Veselit.

Por këtë thotë se e ka bërë pasi për deklarimet në Kuvend, Veseli ka pasur imunitet funksional.

“Sepse krejt këto që i ka thënë shumica prej atyre janë të pasakta ka edhe të sakta. Sa i përket në lidhje me rastin ku përmendet Kadri Veseli ajo është e vërtetë sepse unë kam kërkuar që kryetari Kuvendit të mos dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit, pasi kodi procedurës penale e parasheh se kush mund të jetë dëshmitar..Kurse sa i përket në Kuvendin e Kosovës ai ka imunitet funskional. Është joprofesionalizëm të thirret Kryetari i Kuvendit në intervistim”, ka thënë Lumezi, transmeton lajmi.net.

Ai ka folur edhe për akuzat që janë bërë në rastin Pronto. Lumezi pretendon se aktakuza është ngritur pa pasur prova të mjaftueshme.

“Është përmendur edhe rasti Pronto ku Blakaj bashkë me Drita Hajdarin kanë qenë prokurorë të caktuar për hetimin e këtij rasti. Kur i kam thirrur në takim për aktakuzën Blakaj më ka thënë se nuk e ka lexuar aktauzën.  Asnjë presion nuk kam bërë, pasi kam kërkuar që të më informojnë në lidhje me provat që  i kanë siguruar gjatë hetimit. Ai nuk e ka marrë asnjë veprim, dhe për të arsyetuar mospunën e tij akuzon vartësit e tij”, ka thënë Lumezi.

Ndryshe sot gjatë ditës prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, ka kritikuar edhe kryeprokurorin Reshat Millaku dhe kryesuesin e këshillit prokurorial, Blerim Isufaj. /Lajmi.net/