Flet 20 vjeçarja: Bëj seks me burrin e tezes 40 vjeç, por djali i tij…

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me burrin e tezes së saj 40 vjeçar, por që djali i tij e ka kuptuar dhe po i bën shantazh që të bëjë edhe me të, në mënyrë që të mos tregojë

Lifestyle

05/08/2017 19:17

Vajza thotë se nuk do që të bëjë seks me të por ka frikë që ai mund t’i tregojë dikujt.

Rrëfimi i plotë i saj:

Jam futur në ujëra të thella, pasi kam flirtuar me burrin e ri të tezes, ndërsa tani djali i tij po më bën shantazh që të bëj seks me të.

Unë jam 20 vjet, tezja ime është 42 vjet ndërsa burri i saj është 40 vjet.

Mu duk tërheqës herën e parë që e pashë në fejesën e tyre, por kurrë nuk i kam shprehur ndjenjat e mia.

Në bashkimin e familjes së fundmi, ne bënim shaka, qeshnim dhe flirtonim.

Ai shkoi jashtë tek vetura e tij dhe unë shkova pas tij. Ai më tha se ishte i lumtur që shkova pas tij, sepse ishte ajo që ai donte.

Ai më tha se kishte nevojë për benzinë pasi do t’i dërgonte në shtëpi më pas disa nga familjarët dhe më pas më tha nëse do ta shoqëroja për një vozitje me veturën e tij të re.

Ne dolëm nga qyteti në vend të garazhës. Ai u parkua dhe më puthi dhe më tha se këtë donte ta bënte gjithë mbrëmjen.

Ne bëmë seks në ulësen prapa. Ishte e mahnitshme.

Unë nuk e lë më atë pasi është i dashuri i parë dhe tani shkruajmë çdo ditë. Ai është romantik, qesharak, i sjellshëm dhe i ndjeshëm.

Unë shkova në shtëpinë e tij vikendin e kaluar pasi tezja ishte tek nëna e saj dhe bëmë sërish seks.

Ne biseduam për të ardhmen tonë por vendosëm që gjërat t’i lëmë të ecin me kohë.

Ai nuk do që ta mërzis tezen time e as unë nuk dua.

Kur unë shkova në shtëpi, djali i tij më shkroi mesazh duke më thënë që ta telefonoja, duke thënë se kishte diçka të rëndësishme për të më thënë.

E telefonova atë dhe më tha: “Ju nuk më keni parë por unë kam qenë pasdite tek shtëpia kur ti dhe babi keni qenë aty. E di çfarë po ndodh”.

Iu luta të mos i tregonte askujt. Ai më tha se e kuptonte babain tim për atë që kishte parë tek unë, pasi edhe ai më fantazonte.

Pastaj më tha që të heshtë, unë duhet të bëj seks me të.

Çfarë të bëj? Është vetëm një kënaqësi me babanë e tij, edhe pse nuk mund t’ia jap atë edhe djalit të tij.

Gjëja e fundit që unë dua, megjithatë, është të shkatërroj martesën e tij – dhe që familja ime ta kuptojë.

Përgjigja e psikologes:

Thuaj djalit të tij se vërtetë shpreson që ai nuk do të flasë por që nuk do të biesh pre e shantazheve të tij për të bërë seks me të.

Tregoj të dashurit tënd se djali i tij ju ka parë dhe se ta ka thënë këtë ty.

Ai ka po aq arsye sa ti, ndoshta edhe më shumë, që ta mbajë të fshehur atë që po ndodh mes jush.

Nëse jo më shumë, kjo ka dëshmuar se ti je duke luajtur një lojë të rrezikshme.

Ti thua se nuk do që t’ia shkatërrosh martesën dhe nuk do që askush nga familja ta kuptojë, por kjo do të ndodhë nëse gjërat nuk ndalohen.

Ti po i jep shumë por ai nuk është i gatshëm të bëjë asgjë për ty. Ai thotë se nuk dëshiron që tezja jote ta kuptojë dhe ai nuk mendon që të heq dorë nga martesa e tij.

Dëshmoje se je mjaft e matur për ta përfunduar këtë.