Flasin të mbijetuarat e sulmit: Sulmuesi na pa në sy dhe shtiu drejt nesh

Njëra nga të mbijetuarat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris ka thënë se sulmuesi “i shikoi në sy” dhe hapi zjarr .

Bota

14/11/2015 18:11

19 persona u vranë në kafenenë La Belle Equipe në Paris. Laura, 27 vjeçarja nga Franca thotë “dëgjuam zhurmë që vinte nga jashtë dhe fillimisht menduam se ishin fishekzjarrë. Ne vazhduam të pinim të qetë brenda barit, por papritmas sulmuesi i armatosur erdhi tek dera e barit dhe filloi të shtinte drejt nesh”.

Laure tells of her brush with death

Ai na pa drejt në sy dhe hapi zjarr ndaj nesh. Ai kishte të veshur një bluzë të zezë. Se di se si ai nuk na qëlloi pasi po shtine pikërisht drejt nesh”, thotë ajo, shkruan the Sun, transmeton lajmi.net.

Laura e vazhdon rrëfimin e saj duke treguar se si arriti të shpëtonte nga plumbat e terroristit.

At least 18 people were shot at this cafe

“Më pas ne shkuam në kuzhinë, e cila gjendet mbrapa barit dhe qëndruam atje derisa u ndalën të shtënat. Kur dolëm që aty, pamë njerëz përdhe gjithandej. Thjesht trupa të mbuluar me gjak kishte gjithandej. Na u desh që të shkelnim mbi viktimat për të ikur që aty”.

Ndërkaq, shoqja e saj Cesare thotë se “e gjithë skena dukej si një kasaphane. Sulmuesi e mbushi gjithë hapësirën e lokalit me plumba, duke qëlluar njerëzit në kokë dhe në trup. Ata vdiqën menjëherë”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, Aimee, 35 vjeçare e cila po ashtu ndodhej në këtë lokal tha “ne e pam se si një djalë i ri, me mjekër, nxori diçka që dukej si kallashnikov dhe filloi të gjuante në drejtim të njerëzve. Unë nuk mund të besoja se çfarë po shihja”. /lajmi.net

Survivor Aimee