Flappy Bird largohet nga App Store e Google Store

Krijuesi i lojës \"Flappy Bird\" duket se është i mirë me premtime. Ai pat premtuar se loja do të zhduket, dhe ashtu ndodhi.

Auto & Tek

10/02/2014 10:39

Flappy Bird, loja që për një kohë të shkurtër u bë senzacion, dje është zhdukur nga App Store dhe Google Store.

Krijuesi i lojës e mbajti fjalën e dhënë dhe e largoi lojën. Flappy Bird është lojë e cila së fundmi në mënyrë misterioze kapi majat në App Store dhe Google Store.

E fansat e lojës që e kanë instaluar lojën para të dielës në smartfonët e tyre, mund ta luajnë akoma.

Largimi i lojës vjen pas paraljmërimit  të krijuesit Dong Nguyen në Twitter ditë më parë, i cili thoshte se “nuk mund ta mbajë më lojën.”

Raportohet se Flappy Bird gjeneron rreth 50,000 dollarë amerikan në ditë nga reklamat që janë brenda lojës.

Ekspert të shumtë e cilësojnë këtë tërheqje si veprim të zgjuar dhe strategjik të krijuesit, i cili ishte në rrezik të përballjes me akuza nga Nintendo pas disa ngjajshmërie grafike, sidomos me lojën Super Mario (tubat në lojë).