Flamuri shqiptar në ndeshjen Olympiacos – Juventus, policia e largon (Foto)

Një grup i tifozëve shqiptarë të Juventusit e vendosën një flamur shqiptar në duelin kundër Olympiacosit në Athinë. Mirëpo, policia greke urdhëroi largimin e tij.

Sport

23/10/2014 08:59

Një grup i tifozëve shqiptarë të Juventusit ishin prezent në sektorin e mysafirëve në ndeshjen kundër Olympiacosit të mërkurën mbrëma në Athinë, duel i vlefshëm për xhiron e tretë të ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dhe, ata me vete kishin sjell një flamur shqiptar të cilin pasi e kishin vendosur në një pjesë të tribunës që i takonte atyre, u urdhërua të largohej nga policia greke.

“Flamuri shqiptar u ngrit dhe në Athinë…., dhe gati pas 20 minutash vjen policia dhe na e sekuestron sepse thonë se UEFA nuk do që të lejmë flamurin…..ne themi: pse UEFA flamurin serb e la gjatë gjithë ndeshjes të valvitej në mes të tifozëve grekë? Ishte UEFA apo ishin grekët që s’donin flamurin tonë? Serb, grek…këto dy popuj s’duhet të ekzistojnë në faqe të kësaj bote……… O sa mirë me qenë shqiptar”, shkroi njëri prej tifozëve shqiptar në profilin e tij në Facebook.