Flamuri shqiptar midis Beogradit

Një tifoz shqiptar si duket ka treguar guximin e tij, pasi është fotografuar me flamurin kombëtar, para stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme.

Sport

13/10/2014 19:24

Nëpër rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi, ku shihet një tifoz shqiptar i cili është fotografuar para stadiumit të Partizanit.

Ndeshja Serbi-Shqipëri e cila luhet nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet pikërisht në këtë stadium.

Kombëtarja jonë momentalisht ka katër pikë dhe ndan vendin e parë të Grupit I së bashku me Danimarkën, kundrejt Serbisë e cila posedon vetëm një pikë.