Flamuri ngritet edhe në Preshevë e Bujanoc

Në vendbanimet e Luginës së Preshevës, 28 Nëntori është shënuar me vendosjen e flamujve kombëtarë në ndërtesat e institucioneve në Bujanoc e Preshevë.

Lajme

28/11/2014 19:22

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në ballkonin e këtij institucioni sot vendosi flamurin kombëtar në prani të dy kryetarëve të komunave, Preshevë e Bujanoc.

“Sfida më e madhe është tani që shqiptarët të drejtohen, unifikohen në rrugën e drejtë e të mirë, drejt Tiranës e Prishtinës. Për këtë koalicioni ka marrë një obligim dhe kemi parimet për të nderuar ushtarët të cilët luftuan për të qenë vetëvendosës në Luginë të Preshevës, për të nderuar referendumin e vitit 1992, për të drejta dhe tekste mësimore që vijnë nga Tirana e Prishtina, si dhe valimi i simbolit kombëtar siç po valon sot në Bujanoc pasi nuk ka kompromis”, u shpreh Musliu para gazetarëve.

Ai, duke uruar qytetarët për këtë ditë, ritheksoi qëndrimin e tij për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë.