Flamuri i Shqipërisë së Madhe edhe në skenën e Eurovisionit gjatë prezantimit të Serbisë

Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovisionit, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person është ngjitur në skenë ku ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Madhe, i njëjtë me atë që ishte lëshuar me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes në futboll mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lajme

24/05/2015 01:13

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh, transmeton lajmi.net.

aa

Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filloi të valëvisë flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por u largua shpejtë nga aty, pas ndërhyrjes së sigurimit. (lajmi.net)

YouTube player