Flamuri i NATO-s do të ngrihet para Qeverisë së Maqedonisë – Lajmi.net
Flamuri i NATO-s do të ngrihet para Qeverisë së Maqedonisë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 9:49, 12 February 2019
Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot me ceremoni solemne do të ngrihet flamuri i NATO-s, ndërsa u paralajmërua edhe fjalim i kryeministrit, Zoran Zaev.

Nga godina e Qeverisë dje u largua mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” pasi që Parlamenti grek e ka ratifikuar Protokollin aderues për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Me dërgimin e Notës verbale nga Athina, me të cilën do të informohet Shkupi se janë ratifikuar Marrëveshja e Prespës dhe Protokolli për anëtarësim në NATO dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet juridike për hyrje në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amandamentet kushtetuese, pritet të fillojë zbatimi i emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Pastaj në Gazetën zyrtare do të publikohet data e hyrjes në fuqi të amandamenteve kushtetuese dhe ligji kushtetues, shkruan koha.mk.

Dy shtetet do të duhet të dërgojnë edhe letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, me të cilën do ta informojnë për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfumdimtare, me çka do t’i jepet fund kontestit disadekadësh bilateral.

Për ndryshimin e emrit do të informohen edhe Sekretariati i OKB-së, vendet anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

Nga pala e Maqedonisë veçmë u formua edhe Grupi ndërresor, i cili duhet të përpilojë Plan aksional kombëtar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të mëtejshme, ndërsa në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe përfaqësitë diiplomatike konsullare do të duhet t’i zëvendësojnë tabelat me emrin e ri të shtetit.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe njësitë e vetadministrimit lokal, ndërsa sektoret dhe shërbimet për marrëdhënie me opinionin të institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin orientime për përdorimin e emrit kushtetues.

Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO