Flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë, shikoni reagimin e medieve serbe

Kosova ka shënuar një sukses të madh në Grand Prixin e xhudos në Uzbekistan, duke fituar dy medalje të artë dhe një të argjendtë.

Sport

10/11/2018 15:26

Ishte Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi që korën fitore në të gjitha përballjet, duke arritur deri te medaljet e arta.

I veçantë në Uzbekistan ka qenë suksesi i Distria Krasniqit, që bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë Serbisë, me garuesen serbe që fitoi vetëm medaljen e bronztë.

Flamuri i Kosovës mbi atë Serbisë në këtë garë, ka marrë vëmendjen edhe të medieve serbe, me ‘Kurir’ që nuk po mundet të pajtohet me këtë realitet.

“Realitet i vrazhdë… Serbia dhe Kosova së bashku në podiumin fitues”, shkruan media serbe ‘Kurir’, përcjell ‘lajmi.net’.

Përveç suksesit të Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, në Uzbekistan medalje mori edhe Nora Gjakova./Lajmi.net/