Flamuri i Kosovës dhe rivalët e tij (Video)

Afati për të gjetur ide për simbole shtetërore ishte i shkurt. Para 8 viteve ishin caktuar edhe ngjyrat që nuk mund të ishin në flamurin e shtetit të ri në Evropë.

Lajme

18/02/2016 20:51

Nga këto dhe kufizimet e tjera ende ka mbetur i hatruar një akademik që pati katër ide si do të dukej flamuri i Kosovës.

Kjo sipas Rexhep Ferrit, është edhe arsyeja pse Kosovarëve nuk u ngjall shumë emocione flamuri aktual.

Edhe një artist tjetër i cili atëbotë konkurroi me disa dizajne po thotë që konkursi ishte i padrejtë.

Artan Balajt, i erdhi keq që nuk fitoi ndonjë nga dizajnet e tij, por megjithatë thotë që duhet të respektohet flamuri i Republikës së Kosovës.

Por, Balaj mendon se nuk janë ngjyrat që e bëjnë këtë flamur të papëlqyeshëm nga qytetarët.

Flamuri i Kosovës është disejnuar nga Muhamer Ibrahimi i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.

YouTube player