Flamuri dhe vallja shqiptare në NBA (Foto)

Në ditën e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para duelit mes Toronto Raptors dhe Dallas Mavericks në NBA, u shfaq flamuri shqiptar, dhe një grup i vajzave kërceu valle në parket. 

Sport

29/11/2014 15:29

102 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht gjatë ballafaqimit mes Toronto Raptors dhe Dallas Mavericks në NBA.

Takimin në Air Canada Centre i ka paraprirë një paraqitje e vajzave të grupit “Shqiponjat e Vogla” që kërcyen valle shqiptare para publikut që ishte duke mbushur arenën për të ndjekur ndeshjen.

Përveç publikut, atyre shoqëri u bëri edhe një flamur shqiptar që u shfaq në njërën prej tribunave.