Flamuri çek valëvitet në Jezercë

Flamuri çekë është ngritur sot në Jezercë.

Lajme

05/07/2015 20:48

Kjo është bërë në shenjë solidariteti, përkujtimi e nderimi për dy turistët çekë të vrarë në fshatin Prekalë, në afërsi të Shkodrës.

“Sot vendosa flamurin çek në majën më të rrezikshme të Alpeve Shqiptare, Jezerca (2694 m), ku ishte paraparë të mbahej takimi tradicional i bjeshkatarëve të Shba “Pashtriku” të Gjakovës me pjesëmarrësit e bjeshkatarëve nga gjitha trojet shqiptare. I perjetshem qoftë kujtimi i tyre!”, ka shkruar Nëntor Oseku.

Ai bënë të ditur se pjesmarrës ishin 50 persona dhe se udhëheqës i grupit ishte Arben Lila, kryetar i Federatës Alpiniste dhe Bjeshkatare të Kosovës.