Flamini s’ka problem me Ozilin

Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini ka shpjeguar incidentin që e pati me shokun e tij të skuadrës, Mesut Ozilin, në ndeshjen ndaj Bayern Munich. Ai ka thënë se ngjarja nuk ishte ashtu siç duket në shikim të parë, pasi turko-gjermani është njëri ndër shokët e tij më të mirë. “Kur e shikoni incidentin si gazetar…

Sport

21/02/2014 17:40

Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini ka shpjeguar incidentin që e pati me shokun e tij të skuadrës, Mesut Ozilin, në ndeshjen ndaj Bayern Munich.

Ai ka thënë se ngjarja nuk ishte ashtu siç duket në shikim të parë, pasi turko-gjermani është njëri ndër shokët e tij më të mirë.

“Kur e shikoni incidentin si gazetar apo tifoz dhe e shihni rastin nga jashtë, atëherë është e vështirë ta kuptoni. Mesut Ozil është njëri ndër shokët e mi më të mirë, dhe ne jemi brenda në fushës”.

“Ne nuk ishim duke u zënë, ne ishim duke argumentuar. Ozil ka shpirt fituesi, unë gjithashtu kam shpirt të njëjtë. Ne të dy luftuam pasi deshëm të japim gjithçka për skuadrën. Ne dëshironim të kthehemi dhe t’i ndihmojmë mbrojtjes”.

Flamini gjithashtu mbështeti performancën e Ozilit kundër Bayernit, duke thënë: “Ai ishte njëri nga lojtarët i cili vrapoi më shumë në atë takim. Ai është lojtar ofanziv. Ne të gjithë jemi pas tij, ashtu siç thash edhe më lartë, ai është njëri ndër shokët e mi më të mirë”.

“Ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër atë, pasi është një lojtar shumë i talentuar. Ende nuk po arrij të kuptoj, pse njerëzit sillen keq me të”, ishin fjalët e Flamini për faqen zyrtare të Arsenalit.