Flakë në Frankfurt, kundër Bankës Qendrore Evropiane

Demonstruesit gjermanë që kundërshtojnë masat shtrënguese të iniciuara nga Banka Qendrore Evropiane ua kanë vënë flakën disa veturave të policisë në Frankfurt, ku pritet të bëhet hapja e një baze të re të kësaj banke.

Bota

18/03/2015 11:49

Policia ka ngritur një kordon prej teli me gjemba jashtë ndërtesës së re të bankës. Një polic u plagos, derisa protestuesit të mbledhur afër sallës së koncerteve “Alte” po gjuanin me gurë forcat e rendit.

Mijëra aktivistë të lëvizjes “Blockupy” janë mbledhur në qendër të Frankfurtit për të kundërshtuar rolin e Bankës Qendrore Evropiane në masat shtrënguese në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.