Flaka Krelani rrëfen ndodhinë në ndeshje: Ja pse femrat ngurrojnë të shkojnë në stadiume!

Emri i Flaka Krelanit është i dashur për publikun.

ShowBiz

07/10/2018 08:38

Këngëtarja nuk publikon shumë shpesh këngë të reja, por për ato që realizon jep çdo gjë nga vetja, shkruan lajmi.net.

Flaka ka qenë e pranishme mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta ndjekur nga afër ndeshjen Prishtina-Llapi.

Ajo nuk u nda mirë nga kjo ndeshje, për shkak të komenteve që mori nga tifozët e pranishëm në stadium, e nga kjo tregoi edhe arsyen përse femrat ngurrojnë të shkojnë në stadiume.

“Nivel i mrekullueshem i disa tifozeve meshkuj ne stadium, na komplimentuan si “Dy dele mes shume ujqeve” ? vetem se i kan harru edhe 300nd paret ? @qeqakrelani
P.s Ja pse femrat ngurrojne te shkojne ne stadiume!”, ka shkruar Flaka Krelani. /Lajmi.net/